Qëndrim Vata delegohet si gjyqtar kryesor në përballjen Kika – 2 Korriku

Nga “shtëpia” e futbollit në Kosovë, Federata e Futbollit, janë bërë të ditur për opinionin dhe klubet, gjyqtarët e ndeshjeve të radhës në dy rangjet e para të futbollit vendor.

Sipas tabelës së delegimeve, ndeshja Kika – 2 Korriku i është besuar treshes së gjyqtarëve të përbërë nga: Qëndrim Vata, Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama, të tre gjyqtarë që më parë i kanë gjykuar “verdhebluve” pikërisht në ndeshje në kuadër të Viva Fresh Ligës së Parë.

Po ashtu, nga delegimet është kuptuar se në rolin e delegatit të ndeshjes do të jetë Ismet Breznica, kurse në atë të vëzhguesit të gjyqtarëve, Selami Haziri.

Rikutojmë se “hogoshtasit” e “prishtinasit” ndeshen në “Agush Isufi”, nesër me fillim në ora 15:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave