Vllaznia (P) – 2 Korriku gjykohet nga Egzon Dakaj

Çaste më parë, në uebsajtin e Federatës së Futbollit të Kosovës janë bërë të ditur zyrtarët e ndeshjeve të rangjeve të para në futbollin kosovar.

Bie në sy se, një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros XXII në grupin ‘B’ të Viva Fresh Ligës së Parë, Vllaznia Pozheran – 2 Korriku, i është besuar gjyqtarit nga Rrafshi i Dukagjinit, Egzon Dakaj.

Dakaj, natyrisht se do të asistohet nga dy gjyqtarë anësorë, të cilët është përcaktuar që të jenë: Getoar Qelaj dhe Lirak Iberdemaj.

Për fund, për ta kompletuar pesëshen e zyrtarëve të ndeshjes së lartpërmendur, theksojmë së në rolin e delegatit do të jetë Naser Bunjaku, kurse në atë të vëzhguesit të gjyqtarëve do të jetë Zymer Berisha.

Vllaznia (P) – 2 Korriku luhet të dielën në stadiumin në Pozheran dhe starton në ora 15:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave