Ndeshja e parë si startues me seniorët/ Ideal Abdullahu tregoi se vlen shumë si futbollist i ri

Në duelin kundër rivalit lokal, Flamurtarit, futbollistit të ri 19-vjeçar, të promovuar rishtazi në ekipin senior të 2 Korrikut, Ideal Abdullahut iu besua fanela e titullarit nga kryetrajneri Besim Ademi.

Abdullahu, që si futbollist është produkt i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, u angazhua për plot gjashtëdhjetë minuta në ndeshjen e së dielës, në të cilën kishte momente kur tregoi se sa shumë kualitet posedon, sidomos tek goli i barazimit, kur dha top të shkëlqyer tek mbrojtësi Stublla, nga ku më pas erdhi goli i shtatgjatit Ardit Gashi.

“Kam punuar shumë që të më vijë rasti që të paraqitem me njëmbëdhjetëshen startuese, saktësisht të marrë minuta me ekipin e parë. Normal se e vlerësojë shumë lartë besimin që më është dhënë prej shtabit teknik e të gjithë klubit. Unë jam shumë mirënjohës dhe e di së vetëm paraqitjet me angazhim të plotë nga ana ime do t’i japin kuptim besimit ndaj meje. Me ekipin nuk po kalojmë momentet më të mira në këtë pjesë të kampionatit, dhe kjo m’i dha shije të hidhur asaj dite të veçantë për mua, por ne nuk ndalemi duke punuar dhe shpejtë do të kthehemi aty ku e kemi vendin”, u shpreh Abdullahu në prononcimin e tij të parë për faqen zyrtare të klubit “verdheblu”.

Ideal Abdullahu është i lindur më 11 Qershor 2004, dhe është futbollisti i radhës që po e vazhdon “traditën” e promovimit të futbollistëve të rritur nga shkolla e KF 2 Korriku në ekipin senior të po këtij klubi.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave