Historike/ Elda Nuredini merr ftesë nga Kosova U17 për kualifikueset e Evropianit ‘Suedia 2024

FC 2 Korriku sot gjatë ditës ka pranuar ftesën për futbollisten 16-vjeçare, Elda Nuredini, që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, moshave nën 17-vjeç, për ciklin e ndeshjeve kualifkuese për Kampionatin Evropian ‘Suedia 2024’ që do të zhvillohen në pjesën e dytë të muajit Shkurt të këtij viti, në Portugali.

Futbollistja Nuredini është pjesë e ekipit të vajzave të 2 Korrikut tash e afro dy vite dhe paraqitjet e saja fantastike kanë rënë në sy të stafit teknik të kombëtares ‘dardane’, gjë kjo e ‘vulosur’ me faktin se Elda tashmë është zyrtarisht pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet kualifikuese.

‘Nuk ka se si të jetë më mirë për mua kur e di se do t’i mbrojë ngjyrat e kombëtares tonë në ndeshje kaq me rëndësi që vendosin për fatin e vendit tonë për t’u kualifikur në Evropian. Unë i falënderojë të gjithë që më kanë qëndruar afër dhe që kanë ditur të më mbështesin në secilin moment të karrierës sime deri tash. Ky sukses është i imi, por edhe i të gjithë ekipit që kam punuar bashkë me ta, e po ashtu edhe i të gjithë stafit të klubit. Do ta japë maksimumin që Kosovës t’ia japim rezultatin e dëshiruar’, tha Nuredini, e pyetur shkurtimisht për pjesën e ardhjes së ftesës nga kombëtarja për të.

Kosova U17 ndeshjet kualifikuese do t’i nisë më 19.02.2024, dhe të njëjtat do t’i përfundojë më 28.02.2024; gjatë kësaj kohe ‘dardanet’ e reja do të ndeshen me kombëtare të forta si Finlanda, Portugalia dhe Islanda, të cilat së bashku ndodhen në grupin ‘A2’

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave