,

Projekti ‘TDS’ fillon të zbatohet edhe në Kosovë; nëntë futbolliste të 2 Korrikut përzgjedhen nga trajneret e FFK-së

Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar që ta zbatojë një nga projektet më të rëndësishme për vajzat e reja që janë të interesuara në sportin e futbollin.

‘Talent Development Scheme’ quhet projekti i nisur të zbatohet ditë më parë në Kampin Nacional në Hajvali. Ky projekt ka për qëllim identifikimin dhe përgatitjen e vajzave talente të reja, të cilat janë kryesisht të lindura në vitet 2010, 2011 apo 2012.

Më 7 Shkurt janë mbajtur takimet e para me vajzat e viteve të lartpërmendura, dhe në to kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i vajzave nga FC 2 Korriku dhe ekipet tjera të vajzave në Kosovë, talenti i të cilave ka rënë në sy të stafit teknik përgjegjës për këtë organizim.

Kësisoj, pas seancave të para stërvitore të mbajtura me vajzat, nga stafi i trajnereve ka pasur edhe përzgjedhje të futbollisteve, të cilat do të vazhdojnë me vijimin e projektit. Nga FC 2 Korriku u zgjodhën këto vajza:

  • nga vajzat e lindura në vitin 2010 janë përzgjedhur: Tuana Luta, Diona Drenovci;
  • nga vajzat e lindura në vitin 2011 përzgjedhur: Erina Mehmeti, Eda Mulaj, Orgesa Abdullahu, Onida Ramaxhiku, Elta Gashi;
  • nga vajzat e lindura në vitin 2012 janë përzgjedhur: Enea Maxhuni, Vesa Rashiti.

Në këtë mënyrë, FC 2 Korriku në ‘TDS Project’ do të përfaqësohet nga plot nëntë vajza, të cilat janë shprehur shumë të lumtura që po avansohen në sportin që e kanë pasion, futbollin.

Takimet e radhës për futbollistet e zgjedhura në kuadër të projektit ‘TDS’ do të jenë të mërkurën e ardhshme (14.02.2024), duke filluar nga ora 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave