,

Mbrojtësi Andi Namoni jep mesazhin e tij para ndeshjes me Prishtinën e Re

FC 2 Korriku ka kryer të gjitha përgatitjet para duelit të radhës në kampionat kundër rivalit lokal, KF Prishtinës së Re. Ky takim, që zhvillohet në stadiumin ‘2 Korriku’ të shtunën nga ora 13:00, do të jetë i dyti në histori në mes të rivalëve të kryqendrës – i pari kishte përfunduar në të mirë të Prishtinës së Re, 2:1.

Ekipi ‘verdheblu’ nga Arbëria, në këtë takim vjen pas pikës së madhe të marrë në Pozheran, teksa ekipi i Prishtinës së Re pas fitores bindëse si vendës kundër Kikës, 4:0.

Para këtij takimi shumë të vlefshëm, që njëkohësisht do të jetë i pari në ‘shtëpi’ në pranverë për ekipin e drejtuar nga Besim Ademi, foli mbrojtësi i transferuar në Janar në kampin e 2 Korrikut, i aktivizuar në dy ndeshjet e fundit zyrtare dhe që mori minuta të plota, Andi Namoni: ‘Javën e kaluar bëmë paraqitje mjaft të mirë. Na mungoi pak fati, sepse lehtë mund të ktheheshim me pikë të plota, por të gjitha i kemi lënë pas krahësh dhe jemi fokusuar në ndeshjen e radhës. Sa i përket ndeshjes në ditën e shtunë, do të jetë hera e parë për mua që do të aktivizohem në ndeshje zyrtare me 2 Korrikun në ‘shtëpinë’ e klubit, andaj natyrisht se kjo do të jetë interesante për mua dhe do të tentoj ta shijojë në maksimum.’

‘Kam gjetur një ekip me shumë cilësi në 2 Korrik dhe kjo do të më ndihmojë mjaft shumë në të ardhmen, gjithnjë duke shpresuar se edhe unë do të vazhdoj me angazhim e paraqitje pozitive në ndeshjet që na presin’, theksoi tutje Namoni, futbollisti më i dalluar i 2 Korrikut në ndeshjen për Kupë dhe atë të parën kampionale kundër Vllaznisë.

I pyetur për fundin e intervistës se a është i gatshëm ekipi që të ‘luftojë’ me Prishtinën e Re, skuadrën e dytë në renditjen tabelare, Andi u përgjigj me shumë besim duke thënë: ‘2 Korriku ka shumë traditë dhe ajo që di për këtë klub është se nuk ka ndeshje në të cilën futet i dorëzuar. Prishtina e Re mund të jetë duke kaluar formë më të mirë se ne, dhe mund të ketë rezultate më pozitive për momentin, e për këtë medoemos se do ta ketë respektin tonë, por ne në fushë do të futemi për ta mbrojtur fanelën, dhe për t’i fituar pikët që mund të jenë shumë të rëndësishme për në të ardhmen.’

Kësisoj, kujtojmë se 2 Korriku dhe Prishtina e Re janë skuadrat që ngrisin siparin e xhiros gjashtëmbëdhjetë në grupin ‘B’ të Raiffeisen Ligës së Parë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave