Ekipi i juniorëve të 2 Korrikut mori pjesë në Seminarin për trajnerët e Superligës dhe ata të Ligës së Parë

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e selisë së FFK-së në Prishtinë dhe në Kampin Nacional në Hajvali, është organizuar seminari për trajnerë të klubeve që garojnë Albi Mall Superligë dhe në Raiffeisen Ligën e Parë të futbollit në Kosovë. Seminari një-ditor ishte i ndarë në dy pjesë, me atë teorike që u mbajtë në FFK dhe në atë praktike që u zhvillua në Kampin e Ekipeve Kombëtare të Kosovës.

Me ftesë të marrë nga ‘shtëpia’ e futbollit në vendin tonë, 2 Korriku në këtë seminar pati kënaqësinë që të marrë pjesë me ekipin e juniorëve në pjesën praktike, ndërsa përpos futbollistëve, nga FC 2 Korriku morën pjesë edhe trajnerët e ekipit senior: Besim Ademi e Kastriot Rexha, dhe natyrisht ata të ekipit junior: Labinot Haziri e Granit Statovci.

Në këtë seminar ligjëroi specialisti i përgatitjeve tekniko-taktike dhe atyre fizike të futbollistëve, z. Astrit Maçi. Maçi, më parë ka qenë trajner i moshave të reja të kombëtares shqipëtare si dhe Drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF.

Për trajnerët dhe futbollistët e klubit ‘verdheblu’ ky seminar ishte përvojë interesante, që u shfrytëzua në maksimum, për të marrë njohuri të reja nga një figurë e shquar si i nderuari z. Astrit Maçi.

Ky organizim u arrit nga FFK në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Futbollit në Kosovë, për çka duhen përgëzuar dhe vlerësuar lartë, gjithnjë duke e ditur se organizime të tilla nuk kanë munguar as në të kaluarën.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave