FC 2 Korriku nuk i ndalë sukseset, kompleton ‘tripletën’ në futbollin e të rinjëve kosovarë

FC 2 Korriku sot shkroi histori duke fituar dy tituj kampioni me dy grupmosha të ndryshme në nivel nacional – e dyta herë që ndodhë diçka e tillë për ekipet ‘verdheblu’, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në edicionin 2018/19.

3:0 me moshat U13 e 1:0 me moshat U15 ishin rezultatet që 2 Korrikun sot e shpallën kampion në kuadër të ‘Play-Off’-it Nacional të Kosovës, që njëkohësisht kompletoi ‘tripletën’ e trofeve në futbollin e të rinjëve për këtë edicion, duke iu bashkangjitur kështu titullit kampion të fituar me moshat U17 javë më parë në Superligën U17.

Eron Karaqica (22′, 60′) e Amar Dubova (46′) për fatosët dhe Bebart Selmani (32′) për pionerët ishin golashënuesit që ‘verdhebluve’ ua siguruan fitoret përballë kundërshtarëve të Ramiz Sadikut, me ndeshjet që u zhvilluan në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto suksese nuk kaluan pa u përgëzuar nga drejtuesit e klubit nga Arbëria, me drejtorët Shaban Baholli e Labinot Haziri që uruan futbollistët e stafet teknike për punën e bërë dhe titujt e fituar. Fjalë pas triumfeve thanë edhe trajnerët e moshave U13 dhe U15, Ismail Berisha e Ardit Gashi. “Ky trofe është rrjedhojë e punës që kanë bërë futbollistët dhe e gjithë merita iu takon atyre”, tha Berisha, pas të cilit radha për të folur i kaloi trajnerit Gashi, i cili theksoi: “Po ndihem shumë mirë që këtë edicion jemi zhvillua shumë si ekip dhe kemi triumfuar si në regjionin tonë, po ashtu edhe në nivel nacional. I përgëzoj djemtë për karakterin e treguar.”

FC 2 Korriku me këto gara në “Play-Off” mbyllë ndeshjet zyrtare për edicionin 2022/23, teksa tani fokusi do të jetë tek turnetë verorë dhe përgatitjet për edicionin vijues.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave