FC 2 Korriku feston titujt kampionë me moshat U13 dhe U15; Elton Krasniqi viziton klubin ku i mori hapat e parë në futboll

Paraditen e sotme, futbollistët e trajnerët e moshave U13 dhe U15 të FC 2 Korriku janë mbledhur në restorantin “2 Korriku” për të festuar sukseset e arritura gjatë ditës së djeshme dhe edicionit 2022/23 në përgjithësi.

Festa e djelmoshave “verdheblu” ka shkuar siç është më së miri, e atë edhe më të bukur e ka bërë prezenca e futbollistit të VfB Stuttgart, ish-it të 2 Korrikut, Elton Krasniqit, i cili hapin e madh në karrierë e kishte bërë dy vite më parë po mga klubi kryeqytetas.

Krasniqi vlerësoi lartë sukseset e lojtarëve të 2 Korrikut, e me këtë rast kujtoi sukseset e shumta që ai kishte arritur sa kishte qenë pjesë e shkollës nga kryeqendra.

Në festën e sotme nuk munguan as të parët e klubit, Kryetari i Klubit, Rexhep Baholli, Drejtori Gjeneral, Shaban Baholli, Koordinatori i Shkollës, Rufki Ballazhi, e Drejtori i Shkollës, Labinot Haziri. Drejtuesit theksuan se janë krenarë me “verdheblutë” e vegjël dhe me sukseset e tyre, teksa iu premtuan se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj tyre pareshtur.

Po ashtu, drejtuesit e klubit falënderuan futbollistin Elton Krasniqi për pjesëmarrjen në festën e organizuar në ambientet e klubit, e atij i uruan suksese të mëtejme e përfaqësim dinjitoz në ndeshjet e së ardhmes me Kombëtaren e Kosovës e me klubin gjerman VfB Stuttgart ku ai aktivizohet tash e një vit.

Të kënaqur e të lumtur me prezencën e Krasniqit u shprehën edhe trajnerët Ardit Gashi e Ismail Berisha, të cilët bashkë me Drejtorin Labinot Haziri kanë pasur fatin që të punojnë e ta ndihmojnë Eltonin në përgatitjen e tij në sportin e futbollit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave