Pesë futbollistë nga FC 2 Korriku ftohen nga Kosova U15 për ndeshjet miqësore të Qershorit

Futbollistët “njomakë” të FC 2 Korriku, Aldon Osmani, Dion Bajrami, Erhad Vokrri, Omer Rakovica e Omer Shala, sot në mesditë kanë pranuar ftesat nga Kosova U15 për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë në muajin Qershor në Sofia të Bullgarisë, ku do të ndeshen në datat 7 dhe 10 po me Kombëtaren e Bullgarisë U15.

Ftesat për djemtë nga klubi “verdheblu” nuk janë të parat për ta, pasiqë deri më tani kanë qenë pjesë konstante e grumbullimeve që ekipi “Dardan” i ka zhvilluar kryesisht në ambientet e Kampit Nacional në Hajvali.

Pesëshja “verdheblu” ditë më parë triumfuan në “Play-Off”-in Nacional të Kosovës, kurse tani fokusin e kanë të tërin tek ndeshjet me Kombëtaren, ku edhe kanë nisur përgatitjet që nga dita e djeshme.

Për ftesat nga përzgjedhësi “Dardan”, Ilir Nallbani, lojtarët nga klubi kryeqytetas u shprehën shumë të lumtur, duke potencuar se është krenari e madhe që ta përfaqësojnë vendin e tyre në futboll në arenën ndërkombëtare. Djemtë “verdheblu” premtuan se bashkë me shokët tjerë të Kombëtares do ta japin maksimumin që vendin ta bëjnë krenar dhe të arrijnë suksese në sfidat që i presin.

Grumbullimi me Kombëtaren U15 të Kosovës i futbollistëve të 2 Korrikut nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ana e trajnerit të pesëshes kryeqytetase të ftuar për ndeshjet e Qershorit, i cili ka përgëzuar djemtë për këtë arritje dhe i ka uruar suksese Kombëtares në këtë fazë dhe më tej.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave