2 Korriku – Beşiktaş, finalja e madhe e 18 Qershorit; Llapi rrëmben vendin e tretë

Dita e sotme ka shënuar mbylljen e ndeshjeve të fazës së grupeve në “International Football Tournament” – Edicioni i Dytë. Plot 22 gola në vetëm 4 ndeshje u shënuan në këtë ditë, që ishte e treta e këtij edicioni të turneut ndërkombëtar që po zhvillohet në Arbëri të kryeqytetit.

16 Qershorin si datë e nisi mbarë ekipi i 2 Korrikut, që me shumë mund e mposhti kundërshtaren nga Shkodra, Vllazninë, me 2 gola të shënuar e 1 të pësuar. Golat për “verdheblutë” i shënuan Aurel Limani e Blerton Hyseni, ndërsa për “shkodranët” shënoi Kubazi. Kësisoj, “verdheblutë” arritën kualifikimin për në finale, kualifikim ky “i ndihmuar” edhe nga Ballkani, që mposhti bindshëm skuadrën e Rabotnički, me rezultat 5:3.

Tutje, në vazhdën e ndeshjeve të sotme, radha ishte për ndeshjet Shkëndija – Llapi dhe Trepça – Beşiktaş, nga të cilat fitore arritën Llapi (3:0) dhe Beşiktaş (5:3). Me këto rezultate, Beşiktaş vulosi kalimin tutje për në ndeshjen finale, ndërsa Llapi arriti vendin e tretë në turne, ani pse do të duhej që për këtë epitet ta zhvillonte edhe një ndeshje, por e njëjta nuk do të zhvillohet fare për faktin se Vllaznia është larguar nga turneu dhe ka udhëtuar për në Shkodër.

Dita e diel e 18 Qershorit do të jetë dita e fundit e këtij edicioni të organizimit në fjalë, me finalen që do të fillojë në ora 13:00, e në të cilën pritet të ketë mysafirë të ndryshëm dhe ndarje të çmimeve për më të dalluarit.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave