FC 2 Korriku njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin me përvojë, Burim Qorrin.
Klubi falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë që nga Janari i vitit 2023, kur edhe ishte rikthyer në kampin e ekipit “verdheblu”, pas marrëveshjes së arritur në afatin kalimtar dimëror.
Të gjithë nga FC 2 Korriku i urojnë suksese Qorrit në të ardhmen e karrierës së tij, duke filluar nga aventura e re në klubin FC Suhareka.







