Football Club 2 Korriku njofton opinionin se përgatitjet për edicionin e ri 2023/2024 do të startojnë këtë të mërkurë, në stadiumin “2 Korriku” me fillim në ora 17:30, nën udhëheqjen e kryetrajnerit Besim Ademi, i cili do të asistohet nga ndihmës-trajnerët Ardit Gashi e Kastriot Rexha si dhe trajneri i portierëve Dritëro Dabiqaj.
Me rastin e fillimit të fazës përgatitore verore, klubi kryeqytetas iu bën ftesë mediumeve të interesuara për ta përcjellur nga afër seancën e parë stërvitore, e cila do të jetë e hapur për media.
Ditëve në vijim do të bëhen të ditura edhe transferimet e klubit nga lagjja Arbëria e kryeqendrës, e njëkohësisht edhe futbollistët me të cilët është vazhduar bashkëpunimi.






