FC 2 Korriku njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me fizioterapeutin e klubit, Erion Hysenajn, pas bashkëpunimit disa-vjeçar.
Klubi kryeqytetas me fjalët më mirënjohëse shpreh falënderim ndaj Erionit për punën e bërë dhe kontributin e dhënë në si në ekipin senior, ashtu edhe në ekipet e moshave të reja.
Erionit i urohet shëndet dhe suksese në të ardhmen e karrierës së tij nga anëtarët e stafeve teknike të të gjitha ekipeve të moshave në FC 2 Korriku e po ashtu edhe nga të gjithë futbollistët “verdheblu”, të gjithë këta duke i qenë mirënjohës për punën e bërë ndër vite.