2 Korriku afron në radhët e veta mesfushorin Burim Qorri

Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka kënaqësinë që të njoftojë publikun se ka arritur marrëveshje me futbollistin me shumë përvojë në futbollin kosovar, Burim Qorrin.

Mesfushori 30-vjeçar rikthehet tek “verdheblutë” pas përvojave nëpër skuadra të ndryshme kosovare, me të cilat arriti që me plot meritë ta fitoj epitetin e futbollistit kampion e të vlerësohet lartë për paraqitjet dinjitoze ndër vite në futbollin vendor.

Qorri ka nisur menjëherë me stërvitje me ekipin “verdheblu”, me ç’rast edhe ka pasur mundësinë që të takohet me stafin teknik e grupin e futbollistëve të cilët i ka falënderuar për mikpritjen dhe ngrohtësinë e dhuruar në takimin e tyre të parë në klubin e ri për të.

“2 Korrikun e njoh goxha mirë. Ndihem mirë që jam këtu dhe lirisht mund të them se kam ardhur për të korrur suksese. Kam ardhur të ndihmojë me përvojën time dhe pse jo të provojë diçka të re në karrierë”, potencoi për të parën herë për 2korriku.com, mesfushori më i ri i afruar në radhët e klubit kryeqytetas.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave