2 Korriku dhe Shqiponja masin forcat; vajzat “verdheblu” mposhten me një gol diferencë

Pasditja e sotme ka sjellur duelin e parë miqësor për vitin kalendarik 2023 për vajzat nën 17-vjeç të FC 2 Korriku. Vashat nga kryeqyteti kanë qenë nikoqire të vajzave nga qyteti i Malishevës, atyrë të klubit KFF Shqiponja, të cilat sot festuan katër vjetorin e themelimit të klubit.

Para se skuadrat të vendoseshin në fushë, “verdheblutë” uruan malishevasit për arritjet dhe përvjetorin e tyre të katërt.

Ndeshja e nisur në ora 16:30 dhuroi shumë emocione, madje edhe shumë gola, plot 5 sosh. Por, fillimisht, para spektaklit në fushë, të dyja skuadrat u përkujdesën që të tregojnë klas në vigjilje të ndeshjes, kur edhe mbajtën një minutë heshtje për t’u solidarizuar me popullin turk e atë sirian, pas tragjedive që atyre u ndodhën në ditët e fundit.

Ballafaqimi i zhvilluar në Arbëri të Prishtinës njëmend dhuroi spektakël. 2 Korriku tentoi shumë dhe tregoi paraqitje të mirë, madje realizoi dy herë, por shënimet nuk mjaftuan, me mysafiret nga Malisheva që treguan cilësitë e tyre dhe u treguan më këmbëngulëse dhe në fund morën në shtëpi një fitore të merituar (2:3), që nuk është se çoi shumë peshë, duke e ditur se ky duel shërbeu për t’i testuar futbollistet kur edhe po afrojnë garat kampionale.

Fati i mirë në këtë ndeshje, pjesa e dytë e së cilës u zhvillua nën dritën e reflektorëve të fushës sportive “2 Korriku”, ishte që trajnerët e të dyja skuadrave patën mundësinë që t’i inkuadrojnë të gjitha futbollistet që i patën në dispozicion, për të parë nga afër përgatitjet e tyre për garat që rifillillojnë në javën e parë të Marsit, me 2 Korrikun si pjesë e grupit “A” të Ligës U17 e Shqiponjën si pjesë e grupit “B” të së njëjtës ligë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave