AlbanianEnglish

,

2 Korriku e nis mbarë me U9 dhe U11 në Regjionin e Prishtinës

Sot, njomakët e Shkollës së Futbollit “2 Korriku” kanë nisur edicionin e ri të garave në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

“Verdheblutë”, që në program sot patën katër ndeshje, treguan ndeshje cilësore, dhanë më të mirën dhe në fund të gjitha këto iu shpërblyen me tri fitore e një barazim.

Me grupet “A”, 2 Korriku (me moshat U9) mposhti ekipin e Llapit me rezultat 4:1, ndërsa me moshat U11 triumfoi bindshëm 7:1, po ashtu kundër Llapit.

Me grupet “B”, ekipi U11 nga Arbëria dështoi që ta mbaj epërsinë e krijuar prej dy golave në pjesën e parë, dhe në fund iu desh të pajtohej me barazimin që erdhi si rrjedhojë e dy golave të shpejtë të mysafirëve nga Millosheva, futbollistëve të Ardhmërisë, në fundin e ndeshjes. Në anën tjetër, me moshat U9 ndeshja shkoi më ndryshe, me “verdheblutë” që u treguan më bindës dhe në fund fituan pikët e plota me një fitore prej 3:1.

Për këto rezultate, trajnerët Liridon Abdullahu, Florentina Kallaba e Eron Hoxha u shprehën të kënaqur dhe vlerësuan lart angazhimin e të gjithë futbollistëve. Mes tjerash ata shtuan se ishin të lumtur që arritën t’iu japin mundësi për paraqitje një numri të madh të futbollistëve dhe për këtë u shprehën optimistë se do të vazhdoj njësosj edhe në javët në vijim.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave