AlbanianEnglish

,

2 Korriku falënderon Shefki Alitin për kontributin e dhënë, i uron suksese në aventurën e re

Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka vendosur që ta lirojë futbollistin Shefki Aliti, i cili karrierën ka vendosur që ta vazhojë në rangun më të lartë të garave në Shqipëri, tek Klubi i Futbollit “Erzeni”.

Aliti u bashkua me 2 Korrikun në moshën 17-vjeçare, kur edhe u bë pjesë e ekipit të juniorëve. Pas më shumë se një viti e gjysmë, Aliti arriti që të debutoi edhe me ekipin senior “verdheblu”, debutim që erdhi në ndeshje kampionale në kuadër të edicionit 2021/22 të Viva Fresh Ligës së Parë kundër Ferizajt.

Për të gjithë kontributin dhe angazhimin e Alitit, 2 Korriku shfrytëzon rastin që ta falënderoj dhe t’i urojnë shëndet e suksese të panumërta në aventurat që po ta përcjellin në jetë Shefkiun.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave