AlbanianEnglish

,

2 Korriku mposhtë Drenasin në ndeshje miqësore

Në fushën sportive “2 Korriku” sot ka pasur vend për duelin miqësor ndërmjet skuadrave të rangut të dytë të garave në futbollin e Kosovës, atë në mes të 2 Korrikut dhe Drenasit. Ekipet e drejtuara nga Besim Ademi, respektivisht Milaim Istogu, treguan ndeshje të fortë, me shumë duele, por edhe me shumë gola.

2 Korriku arriti që si vendës ta rikthej rezultatin, të realizoj dy penallti e të humbas një dhe krejt në fund të triumfoi me dy gola epërsi përballë një kundërshtari si ekipi nga Drenasi, që tregoi se ka cilësi dhe që ishte kundërshtar i denjë deri në fund të ndeshjes.

Përballja e sotme siç duket i shërbeu shumë kryetrajnerit Ademi, i cili u dha rastin të gjithë futbollistëve që pati në dispozicion, nga të cilët u mundua të nxjerr më të mirën dhe të shoh gjendjen e tyre të tanishme në këtë fazë fillestare të përgatitjeve dimërore.

Ekipi kryeqytetas nga lagjja Arbëria në ditën e sotme triumfoi duke realizuar tre gola me Përparim Osmanin (nga penalltia; 44’), Israel Hallie (56’; futbollist në prova) dhe Elvir Gashijan (nga penalltia; 89’). “Verdheblutë” këto gola i realizuan pasi që u gjendën në disavantazh pas golit të Karaxhës së Drenasit (24’), teksa ekzistoi mundësia që numri i golave ta dërgohej në katër, po qe se Gashijan nuk do të ndalej nga pika e penalltisë nga portieri Mehmeti i mysafirëve.

Me t’u mbyllur ndeshja, nga Besim Ademi i 2 Korrikut pati një prononcim të shkurtër për 2korriku.com, me ç’rast u potencua: “Falënderim për djemtë dhe angazhimin e tyre, jo vetëm për sot por edhe për të gjitha këto ditë gjatë përgatitjeve. Mirë që fituam sot, por kjo natyrisht se ka qenë në plan të dytë dhe jo primare. Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë më ngritje të ritmit dhe me shikim para drejt ndeshjeve tjera.”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave