AlbanianEnglish

,

2 Korriku pjesë e “Ballkanik Promises Football Festival” – Edicioni 2022 me dy grupmosha

Nga sot, deri më datë 11 Dhjetor 2022, njomakët e Shkollës së Futbollit “2 Korriku” të lindur në vitet 2009 dhe 2010 do të marrin pjesë në një turne në Ohër të Maqedonisë së Veriut, turne ky që mbanë emrin “Ballkanik Promises Football Festival”.

Ekipet “verdheblu” që udhëheqen nga trajnerët Ismail Berisha e Ardit Gashi, kanë arritur në Ohër dhe sot kanë zhvilluar ndeshjet e para, teksa edhe kanë arritur dy fitoret e para.

Një eksperiencë e tillë në shtetin fqinj po konsiderohet si shumë e rëndësishme dhe interesante nga trajnerët dhe futbollistët e ftuar për këtë turne nga shkolla “verdheblu”, të cilët e kanë mirëpritur këtë organizim, kjo pa dyshim edhe për faktin se tashmë në Kosovë ekipet ndodhen në pushim dimëror dhe natyrisht se ndeshjet në këto kohë janë më të pakta për ekipet nga Kosova.

“Ballkanik Promises Football Festival” ka ekipe pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut si vend organizator, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Rumania, Austria, Greqia, Bullgaria e Bosnja & Heregovina, dhe siç u përmend edhe më lartë, do të zgjasë për tri ditë me radhë, ditë të cilat do të jenë të mbushura me ndeshje, por që qëllimi do të jetë edhe përtej sportit, vetëm e vetëm që fëmijëve t’u jepet një kohë e bukur me shokët e skuadrës dhe ata kundërshtarë.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave