2 Korriku rikthen ish-kapitenin Agron Beqiri

Korriku ka kënaqësinë që të njoftoj opinionin se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Agron Beqiri, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e “verdhebluve” e po ashtu ka qenë edhe kapiten i skuadrës nga Arbëria.

Pos aventurës së kaluar në klubin e 2 Korrikut, Agroni së fundmi ka qenë pjesë e Rahovecit, ekip në të cilin u aktivizua po në sezonin që lam pas. Krahas periudhës së kaluar te Rahoveci, Agroni, pas largimit nga 2 Korriku, ka luajtur edhe për skuadra si Onix e Vëllaznimi.

I lumtur për faktin që është rikthyer klubin në të cilin ka kaluar kohë bukur të gjatë, Agroni u prononcua për faqen zyrtare të klubit, me ç’rast tha: “Po ndihem shumë mirë. Prej se jam larguar unë kanë ndodhur disa ndryshime në skuadër, por kjo nuk do të më pengojë që të ambientohem e të kaloj njësoj, veç më mirë se në herën e parë që kam ardhur te 2 Korriku.”

Beqiri që aktivizohet në qendrën e mbrojtjes, i pyetur për vendimin e tij për të ardhur në klubin “verdheblu”, u përgjigj: “S’ka qenë e vështirë ta bëj këtë zgjedhje. Them kështu sepse është klubi që e njoh më së miri, kjo për faktin se kam kaluar shumë kohë këtu dhe ndihem si në shtëpinë time.”

 “Kam arritur ta shikoj ndeshjen e së premtes që ekipi e ka zhvilluar kundër Ramiz Sadikut. E kam parë se ka kualitet në këtë ekip. Ka shumë lojtarë që vërtetë i njoh shumë mirë, por pashë se ka edhe shumë futbollistë me potencial e me shumë talent”, u shpreh Agroni në pyetjen e bërë në lidhje me atë se si e sheh skuadrën të cilës i është bashkuar.

E për krejt në fund, mbrojtësi Beqiri potencoi e dha këtë mesazh: “Më duhet të punoj shumë që të kthehem në formën time optimale. E di se duhet të luftoj shumë. Kam besim të madh në këtë ekip. Na duhet angazhim i madh në çdo seancë stërvitore e në çdo ndeshje, e pastaj kur të na mos mungoj angazhimi natyrisht se edhe qëllimet tona do të jenë lehtë të arritshme.”

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave