Për tri ditë me radhë, Shkolla e Futbollit “2 Korriku” qëndroi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, vend fqinj ky ku edhe u zhvillua “Ballkanik Promises Football Festival”, pjesë e të cilit ishin “verdheblutë” e rinj.
2 Korriku u angazhua me vitet e lindjes 2010 e 2009, me këta të fundit që turneut i shkuan deri në fund e madje edhe e fituan finalen me rezultat të thellë 4:1, kundër ekipit Young Team.
Përkundër paraqitjeve të mira, më shumë se vendi i tretë nuk shkoi ekipi i vitit të lindjes 2010, të cilët u ndalën në gjysmëfinale nga Gostivari që triumfoi pas ekzekutimit të penalltive dhe kësisoj “verdheblutë” u desh të pajtohen vetëm me pozitën e tretë në “Ballkanik Promises Football Festival”.
Pos titullit kampion, në “Ballkanik Promises Football Festival” futbollistët e 2 Korrikut patën edhe suksese individuale. Bebart Selmani u shpallë futbollisti më premtues i turneut, ndërsa Orges Paçarizi u shpallë golashënuesi më i mirë i turneut.
Turneu u vlerësua nga trajnerët e ekipeve “verdheblu” si përvojë e mirë, teksa natyrisht se u potencua se u shijua jashtëzakonisht shumë nga futbollistët, të cilët përpos që treguan aftësitë e tyre në sport, patën edhe kohë të mrekullueshme së bashku edhe jashtë fushave të futbollit.