Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me mesfushorin Qendrim Sejdiu.
Sejdiu, që të 2 Korriku erdhi në Janarin e vitit 2019, me përvojën e tij ndihmoi skuadrën që në edicionin 2018/19 të siguronte mbijetesën në Ligën e Parë, ndërsa në edicionet pasuese impresionoi me paraqitjet e tij si dhe super golat e realizuar nga gjuajtjet e lira, gola që vërtetë do mbahen mend gjatë.
34 vjeçari tash ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij, me ç’rast edhe ka kaluar te skuadra nga Obiliqi, KEK-u. Për Sejdiun, të gjithë nga familja “verdheblu” kanë fjalë falënderuese e mirënjohëse, e mbi të gjitha i urojnë shëndet e shumë suksese në të ardhmen.






