Ish-futbollisti i 2 Korrikut, Norik Humolli kalon tek skuadra greke, Almopos Aridea FC

2 Korriku ka kënaqësinë që të njoftoj se edhe një tjetër futbollist që në të kaluarën ishte pjesë e shkollës “verdheblu” të futbollit, ka arritur që ta bëj një transferim të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist. Bëhet fjalë për Norik Humollin, sulmuesin që te 2 Korriku është aktivizuar me moshat U17 e U19, ndërsa periudha kohore e kaluar në klubin nga Arbëria ishte afro dy vite.

Noriku u largua nga 2 Korriku Janarin e këtij viti në drejtim të skuadrës Xanthi FC, pas performancave jashtëzakonisht të mira që i pati në vjeshtën e vitit të kaluar, kur edhe ndihmoi juniorët “verdheblu” që të jenë në pjesën e epërme të tabelës në Superligën e Juniorëve. Ndërsa tash, pas gjashtë muajve të kaluara te Xanthi FC, sulmuesi ka kaluar tek skuadra Almopos Aridea FC, e cila garon në ligën e dytë të futbollit grek.

Ky kalim i Humollit bën që të gjithë te 2 Korriku të ndihen mirë e krenar me një futbollist si Noriku, i cili do të vazhdojë të kërkojë korrje të sukseseve në tokën greke, me skuadrën e tij të re.

E të lumtur me arritjen e Norikut, të gjithë nga Klubi i Futbollit “2 Korriku” i urojnë shumë suksese në aventurën e re tek skuadra greke.

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave