Gardiani Ajeti i gatshëm për ndeshjen derbi kundër Flamurtarit

Pushimit i erdhi fundi, e bashkë me fundin e pushimit erdhi edhe koha për të vazhduar garat në Viva Fresh Ligën e Parë.

Pas pushimit disa ditor që erdhi si rrjedhojë e ndeshjeve të kombëtareve, 2 Korriku do të rikthehet të luaj në shtëpi, me ç’rast do t’i bëjë “konak” rivalit lokal, skuadrës kuqezi, Flamurtarit.

Për duelin e shtatë të skuadrës “verdheblu”Viva Fresh Ligën e Parë, është prononcuar portieri i 2 Korrikut, Arnis Ajeti. Ajeti, që ishte kryesori në barazimin e arritur nga “verdheblutë” në duelin e fundit kundër Fushë Kosovës, u shpreh i gatshëm për duelin e radhës si vendës, e po ashtu tregoi se ekipi ka punuar jashtëzakonisht shumë në pushimin dy javor.

Më vjen mirë për vlerësimet që kam marrë për paraqitjen e fundit, por këto i takojnë të kaluarës, ani pse më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Kur them i takojnë të kaluarës, e mendoj atë që fokusi im tani është vetëm në ndeshjen e radhës”, tha mes tjerash i talentuari Ajeti, që në edicionin 2022/23 është paraqitur në tri ndeshje si startues në portën e skuadrës nga Arbëria.

Pos që mban epitetin e derbit, dueli i së shtunës ndërmjet skuadrave kryeqytetase do të jetë interesant edhe për faktin që të dyja skuadrat janë shumë të “uritura” për pikë, sidomos kur merret parasysh fakti se çfarë rezultate i kanë arritur të dyja skuadrat në këtë fillim kampionati. E për rënëdësinë e duelit dhe ndjenjën se si është të paraqitesh në ndeshje derbi, Arnisi tha: “Flamurtari ka ekip të mirë, por edhe ata nuk i kanë përcjellur rezultatet e janë pothuajse në gjendjen e njëjtë sikurse ne. Për këtë arsye, duelin e ardhshëm e shohim si shumë interesant, nga i cili natyrisht se do të kërkojmë që të dalim me fitore. Për mua si i ri, është mirë që të jem pjesë e ndeshjeve derbi dhe më bën të lumtur fakti që pikërisht nesër do të jem pjesë e një ndeshjeje të tillë.

Në fund të prononcimit, gardiani shtatlartë, që 2 Korrikut iu bashkua dy vite më parë, potencoi se beson shumë në bashkëlojtarët e tij, dhe si rrjedhojë e këtij besimi, ai dha këtë mesazh për ndeshjen e nesërme: “Kam besim te secili shok i ekipit. Jemi grup i bashkuar dhe nesër hyjmë për fitore.

Rikujtojmë se dueli i Viva Fresh Ligës së Parë, derbi lokal ndërmjet 2 Korrikut dhe Flamurtarit, zhvillohet të shtunën dhe fillon në ora 13:00.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave