Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet dhe opinionin se shorti për edicionin 2022/23 të Kupës së Kosovës do të hidhet këtë të premte në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me fillim në ora 13:00.
Vlen të theksohet se nga ky raund, në garat e Kupës së Kosovës, do të marrin pjesë edhe skuadrat e Albi Mall Superligës si dhe skuadrat nga të dyja grupet e Viva Fresh Ligës së Parë.






