“Dardanët” e moshave më të vogla së 19-vjeç janë mposhtur sërish në ciklin kualifikues për Evropianin 2023.
Kësaj radhe, ekipi kombëtar i Kosovës është mposhtur nga një kombëtare si ajo e Suedisë, e cila arriti që me tre gola të realizuar gjatë nëntëdhjetë minutave të lojë, t’i sigurojë tri pikë të reja në grupin e 3-të të Main Round.
Për Kosovën, në duelin ndaj suedezëve, u paraqitën dy futbollistë nga KF “2 Korriku”, mesfushori Arjol Bllaca dhe mbrojtësi Riad Jashari.
Dyshja e klubit nga Arbëria e kryeqytetit ishin startues si dhe u paraqitën në tërë ndeshjen.
Kosova U19, ndeshjen e radhës, njëkohësisht të fundit të këtij cikli, e zhvillon më datë 23 Nëntor kundër Qipros.






