2 Korriku transferon sulmuesin Israel Hallie

Klubi i Futbollit “2 Korriku” bën me dije se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me futbollistin afrikan, Israel Hallie.

Hallie, i lindur në Qershor të vitit 2002, vjen nga kryeqyteti i Liberisë, Monrovia, dhe aktivizohet si sulmues i qendrës, teksa eksperienca e tij me 2 Korrikun do të jetë e para në shtetin e Kosovës, vend të cilin po ashtu po e viziton për herë të parë në jetën e tij.

I kënaqur me mikpritjen dhe kushtet e punës, Hallie foli edhe për arritjen e marrëveshjes me klubin “verdheblu”. “Ndihem mirë që kam arritur ta bind klubin me cilësitë e mia. Falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar afër dhe më kanë pritur kaq mirë në këto ditë të para për mua në Kosovë. Shpresoj se do ta ndihmoj skuadrën me aftësitë e mia.”, tha futbollisti Hallie në intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit kosovar.

Pos sulmuesit Israel Hallie, vlen të rikujtohet se 2 Korriku deri tani ka afruar edhe mbrojtësin Andi Salihu në huazim e mesfushorin Burim Qorri, afrime këto që dërgojnë në tre numrin e transfereve në afatin kalimtar dimëror për “verdheblutë”.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave