Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri tek nisja e takimit, për Flamurtarin e 2 Korrikun janë bërë të ditur gjyqtarët e ndeshjes së tyre që do të nis të dielën nga ora 13:00 në “Xhemail Ibishi” në kryeqendër.
Flamur Nagavcit si gjyqtar kryesor dhe Fatmir Abrashit e Albion Qelajt si gjyqtarë anësorë iu është besuar takimi i skuadrave nga kryeqyteti, që këtë edicion do të përballen për herë të dytë.
Për asistentin Qelaj kjo do të jetë hera e parë që do ta gjykoj skuadrën “verdheblu” në këtë edicion, ndërsa për dallim prej tij, e njëjta gjë nuk vlen edhe për dyshen Nagavci e Abrashi, që 2 Korrikun e kanë gjykuar edhe në stinorin që lam pas.
Krahas gjyqtarëve, të ditur për opinionin janë bërë edhe vëzhguesi i gjyqtarëve në këtë ndeshje, që do të jetë Safet Berisha, si dhe delegati i ndeshjes, që do të jetë Xhabir Hajrullaga.






