Këtë të shtunë zhvillohet dueli i dytë për edicionin 22/23 ndërmjet skuadrës së 2 Korrikut dhe asaj të Arbërisë.
Për këtë duel, nga delegimet e bëra, bie në sy se “bilbil” kryesor i takimit do të jetë gjyqtari i ri Belmin Jasarevic, të cilin do ta ndihmojnë asistentët Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama.
Ndërsa përpos gjyqtarëve, të ditur janë bërë edhe zyrtarët tjerë të ndeshjes. Në rolin e delegatit do të jetë Shemsedin Abazi, kurse në atë të vëzhguesit të gjyqtarëve Zekë Miranaj.






