Përballja me Flamurtarin/ Andi Salihu prononcohet: “Jam përshtatur. I kënaqur me minutat që po i marrë.”

Rangu i dytë i garave në futbollin e Kosoës do t’i “vë” sërish përballë dy rivalët lokalë të kryeqytetit, Flamurtarin e 2 Korrikun. Ndonëse nuk ka hiç më shumë se tri javë që prej përballjes së fundit të këtyre dy skuadrave, sistemi i Bergerit që aplikohet në fazën e tretë të Viva Fresh Ligës së Parë ka bërë që futbollistët e ekipeve nga kryeqendra ta shohin veten përballë njëri-tjetrit dy herë brenda një periudhe kohore të shkurtër.

Të motivuar e me shumë pozitivitet, futbollistët “verdheblu” e kanë pritur edhe këtë përballjë, para së cilës fjala ështtë vendosur që t’i jepet mbrojtësit të ardhur në afatin e Janarit, Andi Salihut. I pyetur me pyetjen e zakonshme se si ndihet me skuadrën dhe me të gjithë aventurën e tij të deritanishme në klubin nga Arbëria, Andi ka vlerësuar lartë të gjithë dhe ka theksuar: “Janë bërë disa javë që kam filluar të stërvis me 2 Korrikun. Po ndihem shumë mirë dhe ç’është më e rëndësishmja kam filluar të aktivizohem e ta jap angazhimin tim për skuadrën. Deri tani janë për t’u vlerësuar lartë që të gjithë në klub, e sidomos shtabi teknik me lojtarë që ma kanë bërë shumë të lehtë që të ambientohem në skuadër.”

Debutimin e bëri qysh në ndeshjen e parë të pranverës kundër Fushë Kosovës, mirëpo Salihu formën e tij ka filluar ta gjejë kohëve të fundit, kur edhe ka nisur ta fitojë besimin e trajnerit Besim Ademi, i cili pa hezitim ia ka mundësuar mbrojtësit perspektiv që të startojë në dy ndeshjet e fundit kampionale dhe në të dyjat të luajë për plot 180 minuta.

“Kam parë se tek 2 Korriku ka shumë lojtarë të mirë. Në fakt, me thënë të drejtën, me atë që kemi treguar në pranverë, mendoj se ne e meritojmë që të jemi shumë më lartë në tabelë. E keqja është se na ka munguar paksa koncentrimi, sepse ndaj secilës skuadër që kemi luajtur, ani pse disa prej tyre pretendente për inkuadrim në Superligë, ne kemi treguar se kemi karakter e shumë cilësi dhe mund t’i bëjmë ballë kujtdo”, vazhdoi Salihu, për të cilin 2 Korriku ka marrëveshje me klubin e Prishtinës për ta huazuar deri në fundin e këtij edicioni.

“Verdheblutë”, që me barazimin në “Ferki Aliu” shkuan në shtatë xhiro pa humbje, do të tentojnë që rezultat pozitiv të marrin edhe nga “Xhemail Ibishi”, stadium ku javë më parë lëshuan dy pikë të arta dhe ku nuk arritën që ta ruajnë epërsinë. E po për këtë ndeshje, natyrshëm siç e do fundi i prononcimit, nga djaloshi Salihu nuk mungoi as mesazhi. “Po gëzojmë formë të mirë. Nuk kemi pësuar humbje ende në pranverë dhe po punojmë për ta vazhduar këtë seri. Në Flamurtar shkojmë për ta vazhduar ecurinë tonë dhe për të mos shikuar më mbrapa”, ishte fjala përfundimtare e futbollistit të lindur në Prill të vitit 2003.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave