Vajzat “verdheblu” shpallen nënkampione të “Girls Football Festival” në Kroaci

2 Korriku ka bërë hap të madh në futbollin e femrave, teksa ka shkruar histori me pjesëmarrjen në një festival futbolli, që u organizua në shtetin e Kroacisë, nga data 10 Prill deri më 13 Prill.

Vajzat “verdheblu” kanë treguar cilësitë e tyre duke arritur madje që, qysh në paraqitjen e parë ndërkombëtare, të shpallen nën-kampione, duke i shkuar festivalit deri në fund, por nga i cili nuk u fitua më shumë sesa vendi i dytë.

Stafi teknik i ekipit të FC 2 Korriku u shfaqë shumë i kënaqur me paraqitjet e vajzave “verdheblu”, për të cilat u theksua se ishte përvojë e jashtëzakonshme dhe natyrshëm e paharruar.

Vlen të përmendet e rikujtohet se për FC 2 Korriku, ky udhëtim e kjo pjesëmarrje në “Girls Football Festival” u bënë të mundura nga bashkëpunimi me organizatat “UNFPA” dhe “UNDP”, teksa ndihmë dha edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave