Delegimet e zyrtarëve të ndeshjeve të xhiros XIV në Viva Fresh Ligën e Parë janë kryer dhe janë publikuar në uebsajtin e “shtëpisë” së futbollit në Kosovë.
Ilir Mehmeti, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa janë caktuar si treshja e gjyqtarëve për ndeshjen në mes të dy vendeve të fundit në renditjen tabelare të grupit “B” të rangut të dytë të garave në futbollin kosovar.
Pesëshën e zyrtarëve të ndeshjes Arbëria – 2 Korriku e plotësojnë delegati Burim Vrajolli dhe vëzhguesi i gjyqtarëve Besfort Kasumi.






