Mesazh urimi i Presidentit Rexhep Baholli me rastin e 66-vjetorit të themelimit të FC 2 Korriku

Të nderuar anëtarë të FC 2 Korriku,

Të nderuar kontribuues në FC 2 Korriku,

Të nderuar simpatizues të FC 2 Korriku,

Të nderuar sponzorë të FC 2 Korriku,

Sot, në këtë datë historike për klubin sportiv FC 2 Korriku, po iu drejtohem me këtë mesazh urimi, si shenjë mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan e punuan shumë gjatë e për ata që vazhdojnë rrugën drejt përmbushjes së synimeve të vendosura vite më parë në klubin tonë.

Numri 66 për neve si klub, sot shënon vite të shumta suksesi, vite të rrugëtimit të gjatë, të sakrificës dhe pandryshueshmërisë së qëndrimeve në përpjekjet e pandalshme në kërkesat për të arritur qëllime të larta e shumë të arsyeshme në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Kjo ditë përvjetori shënon ditën kur ne rikujtojmë të gjithë ata që në forma të ndryshme, brenda e jashtë fushave të blerta, kanë bërë që emri i 2 Korrikut të shënohet me shkronja të arta në futbollin vendor, duke u bërë një klub e shkollë futbolli modele, që dita ditës po korrë suksese të njëpasnjëshme e po shkruan historinë në futbollin e të rinjëve kosovarë, duke u shpërblyer me trofe të rëndësishëm, por me më së shumti rëndësi, po pasurohet me kuadro profesionale si në stafet teknike ashtu edhe në departamentet tjera, pa harruar asnjëherë numrin e madh të futbollistëve që përmes kampit “verdhekaltër” vazhdojnë ta ndjekin ëndërrën e madhe për t’u bërë futbollistë profesionistë.

Ky përvjetor, asesi nuk mund të kalojë pa u përmendur ata që nuk janë të pranishëm në mesin tonë, por të cilët janë ende në zemrat tona, sepse veprat e tyre nuk lejuan asnjëherë që të jetë ndonjë skenar ndryshe, por vetëm kështu – duke i kujtuar me mall dhe duke ua ndjerë mungesën në të gjitha sferat, krejt kjo si shkak i kontributit të pashoq që dhanë ndër vite, pa u kursyer asnjëherë, e duke dhënë më të mirën me të gjitha forcat.

Gjithsesi, sukseset nuk do të na vinin pa mbështetje, e për këtë urimi ynë duhet përçuar edhe tek simpatizuesit e klubit tonë, që kanë meritat e tyre në sukseset tona të korrura ndër vite, me mbështetjen e dhënë me brohoritje dhe në forma tjera.

Për fund, por kurrsesi nga rëndësia, për t’u përmendur e uruar në këtë ditë janë edhe sponzorë tanë besnikë, që çdo herë e më shumë po afrohen me klubin, e po dalin të jenë shtysë kyçe në vazhdimin e rrugëtimit të mundimshëm në sportin e futbollit.

Andaj, të nderuar anëtarë, ish-anëtarë, simpatizantë e sponzorë të klubit 2 Korriku, këtë ditë feste kalojeni ashtu siç iu ka hije, sepse e meritoni të gjithë, për punën, angazhimin e sakrificën tuaj të pareshtur.

Ju faleminderit të gjithëve për punën dhe për çdo gjë tjetër që keni bërë për klubin. Pa Ju, asgjë nuk do të ishte e mundur!

Sinqerisht,

Rexhep Baholli!

FC 2 Korriku

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave