FC 2 Korriku dhe Flamur Bajrami njoftojnë se kanë mbyllur bashkëpunimin pas tri edicioneve të plota të kaluara së bashku.
Produktiviteti i sulmuesit Bajrami në vitet e kaluara në kampin “verdheblu” ka qenë i madh, duke kontribuuar me angazhim, gola e asistime.
Për këmbëshpejtin Flamur Bajrami kjo ishte aventura e dytë në klubin e 2 Korrikut, pas asaj të parës, kur ishte shpallur kampion me ekipin junior.
Nga familja”verdheblu”, të gjithë e falënderojnë dhe i urojnë shumë suksese në të ardhmen e karrierës, futbollistit Bajrami!







