2 Korriku gjen fitoren e parë në miqësore, mposhtë Llapin U21

Ekipi kryeqytetas, 2 Korriku ka pasur për mysafir skuadrën e Llapit të moshave U21 këtë të diel, me të cilën ka zhvilluar ndeshje miqësore nga ora 18:00 në stadiumin kryesor të fushave sportive “2 Korriku” në lagjen “Arbëria”.

Dueli i ekipeve nga Regjioni i Prishtinës ka përfunduar në të mirë të 2 Korrikut, që ka triumfuar me rezultat 4:2, me golat e realizuar nga futbollistët Enes Duraku (dy-golësh), Abit Salihu dhe Milot Hyseni.

Ekipi i Besim Ademit sot dha sinjale të mira në një ndeshje që ishte e vështirë, sidomos për shkak të kushteve atmosferike, me vapën e madhe që ua vështirësoi jashtëzakonisht shumë paraqitjen futbollistëve në fushën me bar sintetik të stadiumit të klubit “verdheblu”

2 Korriku, në ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore, startoi me portierin Flamur Neziri, mbrojtësit Riad Jashari, Abit Salihu, Agron Beqiri, Milot Hyseni, mesfushorët Andi Oruqi, Arjol Bllaca, Edon Zeqiri, dhe sulmuesit, Enes Duraku, Ardit Gashi, Gneilpekan M. Camara.

Përveç përbërjes startuese, kryetrajneri Ademi dha mundësi edhe për futbollistët e rinjë që të testohen në këtë ndeshje, nga të cilët mori përgjigje pozitive dhe për të cilët theksoi se kjo ndeshje do të jetë ndihmesë e madhe në dhënien e përgjigjeve mbi të ardhmen e tyre.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave