Sukseset e të rinjëve kosovarë nëpër botë nuk kanë të ndalur; i radhës që doli të korrë suksese është Eron Hoxha, student i Universitetit të Prishtinës e njëkohësisht trajner i moshave nën 11-vjeç të Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, i cili nga data 24 Korrik e për tri ditë me radhë mori pjesë në organizimin e Organizatës Ndërkombëtare për Shëndet, Sport dhe Kineziologji (IOHSK), e cila bazën e funksionimit të saj e ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konferenca e datave 24, 25 dhe 26 Korrik u mbajtë në Bangkok të Tajlandës, me eventin që ishte mundësi e mirë për Eron Hoxhën që të tregoi cilësitë e tij para të ftuarëve të ndryshëm e profesorëve të shkencave, përballë të cilëve Hoxha me shumë sukses prezantoi hulumtimin e tij shkencor që mbanë titullin: “Futbolli ndryshon menjëherë funksionin e trurit dhe komunikimin neuro-muskular.”

Kujtojmë se kjo arritje përbën vazhdimin e rrugës drejt sukseseve të Eron Hoxhës, që vetëm pak muaj më parë u nderua dhe u vlerësua me emërimin si Zëvendes President në kuadër të Këshillit Ndërkombëtar të IOHSK-së, organizatës përmes së cilës dita ditës po arrinë që të ndërtojë marrëdhenie të forta pune me profësorë të njohur e universitete prestigjioze nga bota.
“Nuk kam fjalë se si ta përshkruajë këtë arritje timen. Pa asnjë pikë dyshimi është ndër eksperiencat e mia më të mira dhe më të çmuara, që natyrshëm se do ta mbajë në mend gjatë. Jam falënderues ndaj të gjithëve që më mbështetën, sepse pa ta e di se do ta kisha shumë më të vështirë”, tha Eron Hoxha në pronocimin për 2korriku.com, me të përfunduar prezantimin e punës së tij shkencore të bërë tash e sa kohë.

FC 2 Korriku nuk ka se si të mos jetë krenar me arritje të tilla të kuadrove që posedon në klub, andaj për Eronin shprehen urimet më të përzemërta nga të gjithë pjestarët e kampit kryeqytetas, duke shpresuar e besuar se e ardhmja do të jetë edhe më e ndritur për të.






