Start perfekt i kampionatit- flet arkitekti i skuadrës ‘verdheblu’, Besim Ademi

2 Korriku e ka nisur siç është më së miri kampionatin e edicionit 2023/24 në Viva Fresh Ligën e Parë, duke triumfuar në dy ndeshje e duke barazuar në një sosh. Për këto rezultate ndër më meritorët pa dilemë se është kryetrajneri Besim Ademi, “ndërtuesi” i ekipit që ka filluar të arrijë komponimin e duhur për të bërë gjëra të mëdha në këtë edicion.

I pyetur mbi ecurinë e skuadrës deri tani, Ademi theksoi: “Nuk është se nuk e kemi pritur një fillim të tillë. Rivalët kanë qenë mjaft të fortë, por i kemi përballuar shumë mirë të gjitha ndeshjet. Ajo që duhet përmendur është se skuadra ka treguar karakter dhe nuk është dorëzuar në asnjërën prej ndeshjeve, e kjo pa tjetër se na është shpërblyer.”

Për dallim nga edicioni i kaluar, 2 Korriku këtë vit ka treguar fytyrë krejt tjetër, madje vazhdon si i pamposhtur edhe pas xhiros së tretë, kur renditet në pozitën e tretë më shtatë pikë. Për këtë gjë shumë i kënaqur u shpreh edhe trajneri Ademi, madje vlerësoi lartë ekipin që po krijon shumë, sidomos në dy ndeshjet e fundit, kur rezultatet kanë mundur të jenë edhe shumë më të thella.

Për të gjitha këto të arritura, merita të mëdha ka Besim Ademi, kryetrajneri i skuadrës, që tash e katër vite po udhëheq me sukses ekipin senior, e madje vazhdon me angazhime në ekipin U19 të Kombëtares së Kosovës.

“Shumë po më gëzon fakti se po vazhdojmë që të kemi futbollistë të rinjë që po kanë mundësi të paraqiten me ekipin në kampionat. Tani jemi shumë të lumtur që shumë futbollistë të rritur tek ne kanë arritur kalimin nëpër nivele më të larta, e kjo është shtysë e madhe që të vazhdojmë me punë serioze”, theksoi tutje Ademi lidhur me lëvizjet në merkato të Gashijanit, Shahinit e Bllacës dhe punës që shtabi teknik po bën në avansimin e futbollistëve.

Kryetrajneri Ademi, përveç karrierës fantastike si futbollist, njësoj po vazhdon edhe si kryesues i shtabit teknik të skuadrës – gjë për t’u vlerësuar lartë – sidomos kur dihet për angazhimin e madh nga një djalë fantastik si trajneri Besim.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave