Në kërkim të vazhdimit të serisë pozitive, 2 Korriku e sheh veten përballë Prishtinës së Re/ flet Shqiprim Kelmendi

2 Korriku ka vazhduar me ritëm të lartë të punës edhe në këtë javë. Pas pushimit një ditor të dielën, ekipi ka vijuar me seanca të rregullta stërvitore, tashmë gjatë paradites me orarin e ndryshuar.

Barazimi i merituar në Shtime dhe fitorja në shtëpi kundër Vllaznisë sikur i kanë dhënë energji të reja ekipit, që e pati të vështirë ta gjej këndelljen pas asaj humbjeje si vendës kundër Ulpianës. Për këtë pjesë dhe elemente tjera, 2korriku.com ka vendosur që në intërvistë ta marrë futbollistin e ardhur në afatin veror në ekipin “verdheblu”, Shqiprim Kelmendin.

“Pikët që fituam na bënë mjaft mirë, sikur në udhëtim te Vjosa edhe në Shtëpi kundër Vllaznisë. Mendoj se ka qenë mënyra më e mirë e mundshme për ta harruar atë humbje të dhimbshme dy xhiro më parë. E mira është se tashmë, përkundër sukseseve dhe startit të mirë, i kemi lënë të gjitha pas krahëve dhe jemi me të gjithë fokusin drejt përballjes me Prishtinën e Re”, theksoi së pari Kelmendi.

Pastaj, i pyetur lidhur me ambientimin e tij te 2 Korriku, futbollisti “lipjanas” theksoi: “Ka qenë shumë e lehtë që prej se jam bashkuar me ekipin. Fati im i mirë është se në skuadër, staf e në të gjithë klubin ka shumë njerëz të mirë, të cilët më kanë qëndruar afër në këtë fillim për mua.”

“Secili prej ekipeve që ndodhet në kampionat, konkretisht në grupin tonë, nuk ka ardhur rastësisht në këtë nivel. Kjo natyrshëm që nënkupton se mes asnjë skuadre nuk ekzistojnë dallime të mëdha, në fakt jemi aty-aty dhe secila ndeshje është më e vështirë se tjetra. Kundërshtari ynë i radhës ka ecuri shumë të mirë, por kjo nuk do të ndikojë tek ne apo në lojë. Futbolli është i paparashikueshëm, për këtë gjë e duam. Ne e kemi detyrim që të angazhohemi maksimalisht, përndryshe do të dalim me kokën ulur nga ajo ndeshje”, tha Kelmendi kur u pyet në lidhje me cilësinë e ligës, respektivisht atë të kundërshtares së radhës, Prishtinës së Re.

Kujtojmë se Kelmendi deri më tani është aktivizuar në tri ndeshje si startues dhe në tri tjera si zëvendësues, duke kapur shifrën e plot 254 minutave lojë.

Sa i përket ndeshjes 2 Korriku – Prishtina e Re, ajo do të luhet nesër nga ora 15:00 dhe do të jetë vetëm “kapitulli” i parë i kundërshtarëve nga Prishtina në të gjithë historinë.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave