SHF 2 Korriku ka përfunduar rrugëtimin në ‘Play-Off’-in e moshave U9 dhe U11 në Regjionin e Prishtinës, teksa është eliminuar me të dyja gjeneratat. Nën 9-vjeçarët janë mposhtur në fazën 1/8 nga SHF Kurda, ndërsa nën 11-vjeçarët fillimisht kanë triumfuar përballë SHF Dardanët në 1/8, ndërsa janë eliminuar në çerekfinale nga SHF Kurda.
Shkolla kryeqytetase shfrytëzon rastin që me përfundimin e garave të ‘Play-Off’-it t’i urojë SHF Arsenal dhe SHF Rilindja për fitimin e titujve kampionë me moshat U9, respektivisht me moshat U11.
Dhe në fund, SHF 2 Korriku përgëzon LRFP-në për organizimin e garave për moshat e lartpërmendura dhe iu uron çdo të mirë në vijim në garat e radhës.






