Risi pas risie, FC 2 Korriku tanimë sjell uebsajtin e ri, për të i dhënë tjetër fytyrë imazhit të klubit nga kryeqyteti.
Punën e madhe të bërë nga kompania Flutra Webs, klubi “verdheblu” sot ka kënaqësinë që ta prezantoj para publikut, duke e përdorur këtë si një tregues për punën që klubi e ka nisur tash e sa kohë e po e vazhdon ta bëjë, me qëllim të vetëm arritjen e niveleve më të larta të punës profesionale.
Duke e ditur rënëdësinë e komunikimit me publikun, FC 2 Korriku gjithmonë është angazhuar e vazhdon të angazhohet që në vendin tonë të sjell gjëra të reja, enkas për simpatizantët e klubit, pa lënë anash edhe opinionin futbolldashës, asisoj që klubi të i paraqes në mënyrën më të shpejtë të mundshme të rejat më të fundit nga kryesia, skuadra seniore e juniore, si dhe nga skuadrat e moshave të reja.
Uebsajti i ri i Football Club 2 Korriku, vie me një dizajn të ri e shumë të bukur. Pos kësaj, në uebsajt janë të ndara rubrikat e posaçme për secilën sferë të klubit, duke nisur nga “Ballina” ku do të publikohen lajmet kryesore, për të vazhduar me rubrikat “Klubi”, “Skuadra e femrave”, “Kabineti i trofeve”, “Lajme”, “Galeria” e për fund edhe “Kontakti”, që do të shërbej për kontaktim me klubin.
Pas organizimit të “International Football Tournament” e hapjes së uebsajtit të ri, FC 2 Korriku ju bën me dije se risitë nuk përfundojnë këtu. E se çka tjetër është në planin e klubit, ju lëm “nën ethe” deri në njoftimin e radhës.






