AlbanianEnglish

,

Arjol Bllaca dhe Riad Jashari pjesë e Kosovës U19 në Kualifikimet për Evropianin U19 – Edicioni 2023

Nga Federata e Futbollit të Kosovës, Klubi i Futbollit “2 Korriku” ka marrë ftesat për futbollistët Arjol Bllaca e Riad Jashari që të jenë pjesë e moshave nën 19-vjeç të Kosovës në ndeshjet që kjo e fundit do të i zhvilloj në shtetin suedez në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian për moshat nën 19-vjeç.

Për mbrojtësin Jashari, kjo ftesë nuk është e para nga moshat nën 19-vjeç të Kosovës, kurse për mesfushorin Bllaca kjo ftesë vie për herë të parë nga moshat nën 19-vjeç të Kosovës, ndërsa më parë ka përfaqësuar moshat nën 17-vjeç të “dardanëve”, po ashtu në ndeshje kualifikuese të Kampionatit Evropian për moshat nën 17-vjeç.

Arjoli dhe Riadi kanë qenë pjesë kyçe e ekipit “verdheblu” në stinorin vjeshtor që përfundoi këtë të mërkurë, teksa tashmë angazhimet e tyre do t’i vazhdojnë me Kombëtaren e KosovësSuedi, vend ku do të i zhvillojnë plot tri ndeshje në datat 17, 20 dhe 23 Nëntor, kundër kombëtareve si Ukraina, Suedia dhe Qipro.

Vlen të përmendet se përpos futbollistëve “verdheblu”, me Kombëtaren “dardane” do të jetë edhe kryetrajneri i ekipit senior të 2 Korrikut, Besim Ademi,  i cili siç dihet, në kombëtaren e moshave nën 19-vjeç të Kosovës ka rolin e ndihmës-trajnerit.

 

 

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave