Riad Jashari po shkëlqen me moshat U19 të Kosovës. Ai bashkë me “Dardanët” tjerë, kanë fituar dy ndeshjet e para në turneun “Roma Caput Mundi”, atë kundër Italisë LND (2:1) dhe atë kundër skuadrës Abbruzo (0:0/5:4 pas penalltive).
Tash, “Dardanëve”, që iu ka mbetur edhe një përballje kundër Greqisë, iu duhet të mos mposhten, sepse çdo rezultat tjetër pos humbjes, i shpallë kampionë të “Roma Caput Mundi”.






