Ndeshja e xhiros XXIII e grupit “B” të Viva Fresh Ligës së Parë do të jetë thuajse e tëra “prishtinase”. Përveç skuadrave që do të ndeshen me njëra-tjetrën, nga kryeqendra e Kosovës do të jenë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë kësaj radhe.
Rrezart Hasanaj, Blend Preniqi dhe Uranit Berisha do ta përbëjnë treshen e gjyqarëve për përballjen në mes dy skuadrave nga Prishtina, me listën e zyrtarëve që përmbushet me delegatin Kemajl Dumnica e vëzhguesin e gjyqtarëve, Fadil Gashin.
Ri-potencojmë se 2 Korriku – Ramiz Sadiku zë vend të hënën e 24 Prillit, me duelin që zhvillohet në stadiumin “2 Korriku” nga ora 15:00.






