2 Korriku vazhdon me promovim të talentëve; debuton Elvir Gashijani

27 Gushti do të mbahet mend gjatë nga futbollisti Elvir Gashijani, i cili tash ka 16 vjet jetë, e i cili po të shtunën bëri një hap të madh në karrierë, duke bërë debutimin me skuadrën e ekipit senior të skuadrës nga Arbëria, 2 Korrikut.

Futbollisti i ri, që zakonisht aktivizohet në të djathtë të sulmit, u inkuadrua në duelin e dytë zyrtar që 2 Korriku e zhvilloi në edicionin 2022/23, atë kundër skuadrës nga qyteti i Shtimes, Vjosës. Gashijani pati mundësinë që për afro njëzet minuta të paraqitet me “verdheblutë”, e këta minuta i mjaftuan që të i tregoj vlerat e tij, madje për pak sa nuk arriti asistimin e parë, pas pasimit fantastik që i bëri sulmuesit Avdiu, por i cili fatkeqësisht nuk u konkretizua në gol.

“Aq sa po ndihem mirë, po ndihem edhe keq. Është kështu sepse më së paku do të doja që ta nisja me humbje, por e di se futbolli është kështu dhe ashtu siç është duhet ta pranoj. Dhashë maksimumin dhe isha shumë i motivuar, por për fat të keq nuk dolëm fitimtarë. Do të vazhdoj me angazhim, sepse kam shumë punë përpara që të tregoj se e meritoj besimin e dhënë”, ishin fjalët e para të Gashijanit pas debutimit.

Por, jo vetëm Gashijani po merr minuta me “verdheblutë” në edicionin e ri të Viva Fresh Ligës së Parë. Janë plot shtatë futbollistë të ardhur nga Shkolla e Futbollit “2 Korriku”, respektivisht juniorët e 2 Korrikut, që po marrin minuta me skuadrën seniore në këtë edicion. Dyshja e mbrojtjes Arifi e Shahini, mesfushorët Latifi e Bllaca, dhe sulmuesit Avdiu e Gashijani, janë futbollistët që në vitet e fundit janë aktivizuar me moshat e reja të 2 Korrikut, ose thënë ndryshe, janë rritur nën frymën “verdheblu”, e tash mundi e puna po iu shpërblehet nga kryetrajneri Besim Ademi, ashtu siç ata e meritojnë, mirëpo gjithnjë duke e ditur se asgjë nuk përfundon me kaq, por vazhdon me punë të madhe përpara.

Ky sistem i inkuadrimit të të rinjëve në ekipin senior nuk po ndodh vetëm në këtë edicion, por është diçka që nga klubi kryeqytetas është futur në përdorim shumë edicione më parë, çka edhe po del të jetë praktikë shumë e suksesshme, sepse të rinjtë vërtetë janë e ardhmja.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave