Faleminderit, Albert Stublla!

Futbollisti Albert Stublla nuk do të jetë më pjesë e Klubit të Futbollit “2 Korriku”. Futbollisti në fjalë ka arritur akordin për ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin “verdheblu” dhe kështu ka vendosur që karrierën e tij si futbollist ta vazhdoj te skuadra e Drenasit.

Alberti, që është aktivizuar në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, përgjatë aventurës në klubin nga kryeqyteti, punoi shumë e pati performanca të jashtëzakonshme, madje ishte një nga elementët kryesorë të mbrojtjes, të cilës i jepte siguri secilën herë që paraqitej.

Pos aftësive si futbollist, lirshëm mund të themi se shembulli i një djali të sjellshëm e të zellshëm është Stublla; themi kështu sepse mënyra se si ai ka ndihmuar skuadrën si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, është diçka që Albertin e bën të dallohet e të mbahet mend gjatë nga të gjithë pjesëtarët e klubit.

Mbrojtësin Stublla, të gjithë nga Klubi i Futbollit “2 Korriku”, e falënderojnë për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm përgjatë viteve sa ishte “verdheblu”, e po ashtu i urojnë shumë suksese në aventurën e tij të re.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave