Faleminderit, Arbnor!

Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin që për më shumë se shtatë vite dha maksimumin e tij për “verdheblutë”Arbnor Shalën.

Arbnori, një njeri i jashtëzakonshëm si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në klubin nga ObiliqiFC KEK-u. Për këtë, klubi i 2 Korrikut ka dhënë leje, duke e liruar futbollistin në fjalë dhe duke i uruar atij gjithë të mirat në karrierë, sepse si një person i mrekullueshëm që është edhe i meriton.

Arbnori, që te skuadra nga Arbëria erdhi shumë vite më parë nga skuadra e vendlindjes së tij, Vushtrria, ka për t’u mbajtur mend si një djalë që gjithmonë ka dhënë maksimumin e tij dhe si një punëtor i madh, që ka folur pak e “zhurmën” më të madhe e ka bërë me atë që ka treguar në fushën e futbollit.

Futbollisti nga Vushtrria, që në kohën më të madhe është paraqitur si mesfushor, ka ditur të bëjë paraqitje të jashtëzakonshme edhe në sulm e mbrojtje atëherë kur i është dhënë rasti. Kjo lehtësi për t’iu përshtatur vendeve të ndryshme në fushën e lojës e ka bërë edhe më të veçantë një lojtar si Shala, i cili natyrisht se nga familja “verdheblu” do të mbahet mend gjatë.

Për kontributin shumëvjeçar te “verdheblutë”, të gjithë nga Klubi i Futbollit “2 Korriku” i urojnë shumë suksese dhe shëndet “Nolit”.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave