Faleminderit, Jehon Stublla!

Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe futbollisti Jehon Stublla, pas bisedimeve të bëra, kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Jehoni, që erdhi te 2 Korriku në një kohë kur “verdheblutë” po ndërtonin një skuadër interesante, brenda së cilës kishte futbollistë të rinj e me përvojë. Po në këtë skuadër, Jehoni arriti të zë vend e të shndërrohet në një pikë referuese për repartin defanziv, duke bindur me paraqitjet e tij.

Në vitet e kaluara, përgjatë të cilave Stublla e veshi fanellën e 2 Korrikut, ai arriti të lë gjurmë, me performancat e tij, të cilat gjithnjë kanë ndihmuar skuadrën nga qyteti i Prishtinës, që të korr suksese e të ecë drejt objektivave që ka pasur ndër vite.

Për të gjita këto, të gjithë nga familja “verdheblu”, e falënderojnë Jehonin, e i urojnë shumë suksese në aventurën e tij të re si futbollist.

Publikime të ngjajshme

FC 2 KORRIKU

Historiku i Klubit

Klubi i Futbollit “‘2 Korriku” është themeluar në vitin 1957, me emrin e atëhershëm Klubi i Futbollit “Proleteri”. Në vitin 1990, klubi ndërroi nomenklaturën, duke marrë emër të ri, Klubi i Futbollit “2 Korriku”, emër të cilin e bartë edhe sot.

Skuadra e Femrave