Klubi i Futbollit “2 Korriku” njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Landrit Rama.
Rama, që te 2 Korriku ka shijuar dy aventura në kohë të ndryshme, tashmë ka vendosur që të kaloj në një klub tjetër dhe si rrjedhojë, për këtë vendim, ka marrë leje nga klubi “verdheblu” për të u liruar.
Mbrojtësi me prejardhje nga Gjakova dha shumë për ekipin e 2 Korrikut në vitet e fundit, teksa ishte lider i mbrojtjes duke treguar siguri të madhe në lojën e tij e duke udhëhequr ekipin përpara. U shqua për profesionalizmin e treguar në punën e tij dhe u dallua si një djalë i shkëlqyeshëm e shumë punëtor.
Për Landritin, ashtu siç edhe u potencua më lartë, kjo përvojë nuk ishte e para te klubi i 2 Korrikut, me futbollistin që edhe më parë ka veshur fanellën “verdheblu”, fanellë të cilën e ka bartur me shumë krenari e e ka nderuar me mundin e angazhimin e tij të jashtëzakonshëm.
Për vitet e kaluara dhe kontributin e madh të dhënë, familja “verdheblu” e falëndëron shumë dhe i është tepër mirënjohëse futbollistit Rama.
Edhe një herë, faleminderit për të gjitha, Landrit!






