Football Club 2 Korriku ka kënaqësinë të njoftoj komunitetin futbolldashës se ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me futbollistin nga Republika e Sierra Leones, mesfushorin Ibrahim Lebbie.
Futbollisti Lebbie është futbollisti i tretë afrikan që zbarkon në kampin “verdheblu” në këtë afat kalimtar. Ai ka filluar punën me ekipin kryeqytetas dhe është shprehur se po ndihet mjaft mirë me skuadrën dhe kushtet e punës.
Në ditën e zyrtarizimit të marrëveshjes së tij me FC 2 Korriku, Ibrahim Lebbie tha: “Janë ditët e mia të para në Kosovë. Kam parë se brenda ekipit kemi shumë cilësi. Falënderoj të gjithë që më kanë pritur mirë në këto momente të mia të para në shtetin e Kosovës.”






